English

Deputetët e PS: Berisha e Ristani po legalizojnë vota që nuk u përkasin

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- (Update) Deputetët socialistë para një numri të madh mbështetësish para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vijuan thirrjet për një Shqipëri pa Kryeministrin Berisha dhe për një komision zgjedhor pa Arben Ristanin.

Njëri pas tjetrit deputetët Pandeli Majko, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Pirro Lutaj e Taulant Balla, Valentina Leskaj e të tjerë theksuan se, kreu i KQZ-së Arben Ristani po futet thellë në gropën e nenit 24 në kodin penal. Në vijim u hodhën thirrje se në rast se zgjedhjet do të ishin fituar nga Partia Demokratike, KQZ as nuk do kishte marrë mundimin të mblidhej e jo më të shqyrtonte fletët e votimit të pavlefshme.

Gjatë fjalës së tij Majko u shpreh se, “Sot po legalizohet vota që nuk është e jotja, duke u shkelur me të dyja këmbët ligji”

Ndërsa kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela theksoi se raporti i vëzhguesve të OSBE-ODHIR ka implikuar Kryeministrin Berisha, madje tha ai qytetarët e nxorën atë në minorancë.

Më tej u theksua se Berisha po vret ëndrrën për demokraci, por u shtua se socialistët janë të vendosu të mbrojnë votën e lirë.

a.y/NOA

KOMENTE