Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: 8 maji, provë e fituar e demokracisë
English

LSI: 8 maji, provë e fituar e demokracisë

Tiranë, 21 maj 2011, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim i vlerësoi zgjedhjet vendore të 8 majit si një provë të fituar për demokracinë. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se 8 maji ishte një demonstrim i shkëlqyer i demokracisë së qëndrueshme dhe funksionale për qytetarët.

Vasili theksoi se si qytetarët edhe forcat politike në 8 maj me qetësinë, maturinë dhe transparencën e pashembullt realizuan një proces zgjedhor të standardeve europiane ku kryefjala e tij, mbetet transparenca e plotë.

“Zhvillimi tërësisht paqësor dhe shmangia e plotë e incidenteve bënë të mundur që dita e zgjedhjeve të shënonte një ditë unikale në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit europian dhe duke demonstruar një sjellje tërësisht europiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha nënkryetari i LSI-së.

Sipas Vasilit në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe forcat politike përmes procesit të administrimit të votës në mënyrë transparente.

Në këtë kontekst LSI i bën apel forcave politike të mënjanojnë retorikat destruktive dhe të respektojnë procesin zgjedhor dhe institucionet e pavarura.

LSI mbështet gjithashtu edhe vlerësimin e ndihmëssekretarit të shtetit amerikan Filip Gordon, i cili theksoi në deklaratën e tij se “Populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme e të begatë, e cila bazohet mbi vlerat universale dhe shtetin ligjor”.

mit/NOA

KOMENTE