English

Maqedoni, vizat, rreth 500 qytetarë kthehen në kufi, dënohen 13 agjenci turistike

Shkup, 21 maj 2011, NOA- Ministria e Punëve të Brendshme ka forcuar kontrollet në pikat kufitare, pas alarmit nga Komisioni Europian për rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë.

MPB ka bërë të ditur se gjatë muajve të fundit rreth 500 persona janë kthyer nga pikat kufitare duke mos i lejuar për të udhëtuar në vendet e BE-së, për shkak të dyshimeve se udhëtojnë për të kërkuar azil.

Nga fillimi i këtij muaji ka nisur kontrolli pranë agjencive turistike, me ç`rast janë kontrolluar 63 agjenci turistike, prej të cilëve 13 janë dënuar me para, ndërsa më së keqi ka pësuar agjencia turistike “Skaj Vim Travel”, e cila është dënuar me 13 mijë euro.

“Do të vazhdojnë me aksione kontrolli, ku do të kontrollohen agjencitë turistike. Do të ndërmarrim të gjitha masat që kjo temë të mos jetë në rend dite në Bruksel”, deklaroi ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë duke u thirrur në burime pranë Brukselit zyrtar bën të ditur se në muajin qershor, Këshilli i Ministrave të BE-së nuk do të vendos për suspendimin e liberalizimit të vizave, por do të shqyrtojë vetëm propozimin rreth kësaj çështje për krijimin e mekanizmave në drejtim të shqyrtimit të suspendimit të përkohshëm.

Në vitin 2010 numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në zonën shengen ka qenë rreth 6500 qytetarë, me ç`rast vetëm në Belgjikë kanë qenë mbi 1000 qytetarë që kanë kërkuar të drejtën e azilit. Trendi i kërkesave për azil nuk kanë ndalur edhe gjatë këtij viti, me ç`rast kërkesa të herëpashershme ka pasur në Belgjikë, Suedi, Gjermani dhe Finlandë.

(INA)/NOA

KOMENTE