Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Numërim pa bazë ligjore?
English

Numërim pa bazë ligjore?

Nga radio Evropa e Lirë

Raporti i publikuar i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it, për numërimin e votave, vlerëson se nuk ka bazë ligjore që e arsyeton numërimin e fletëve të votimit, të cilat janë hedhur në kutitë e gabuara.

OSBE-ODIHR e jep këtë vlerësim duke u mbështetur në faktin se Kodi Zgjedhor i Shqipërisë “nuk e parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë e fletëve të votimit gjetur në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit të zgjedhjes për atë fletë”.

Raporti i organizatës ndërkombëtare kujton se edhe “anëtarët e grupeve të numërimit ishin trajnuar për t’i konsideruar fletët e tilla të votimi si të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj“.

Menjëherë pas përfundimit të votave për kreun e kryeqytetit shqiptar, kandidati socialist, Edi Rama, e kishte shpallur veten fitues me vetëm 10 vota para kandidatit demokrat, Lulzim Basha.

Ky rezultat nuk është zyrtarizuar asnjëherë, ndërsa tensionet janë shtuar në masë të madhe nga protestat e mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët disa herë kanë tentuar të hyjnë me forcë në brendi të KQZ-së.

* * *

Diplomatët e akredituar në Tiranë zhvilluan takime të tjera, si pjesë e një angazhimi paszgjedhor për ta qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Të shtunën, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kreu i misionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Uolfath, u takuan me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Pas takimit, kreu i shtetit bëri thirrje për qetësi adresuar politikanëve duke u sugjeruar distancimin prej retorikës së ashpër.

Ambasadorët apeluan që të respektohet ligji deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Rreth dy orë më vonë, kreu i Qeverisë, Sali Berisha, doli me një deklaratë për media.

Kryeministri garantoi se shteti ligjor i ka të gjitha potencialet t’i japë zgjidhje garës së ngushtë për Tiranën dhe se rezultati, siç ai, do të dalë përmes një procesi ligjor.

Edhe të shtunën, mbështetës të Partisë Socialiste dhe deputetë të saj u mblodhën para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke protestuar, siç u shprehën, në mbrojtje të votës së lirë.

Protestuesit nuk u konfrontuan me policinë, por vetëm mbajtën fjalime ku akuzohej mazhoranca dhe kryetari i KQZ-së për manipulim të rezultatit për Tiranën.

Pas rreth dy orësh protestë, mbështetësit e PS-së u shpërndanë dhe paralajmëruan rikthimin në orët e mbrëmjes.

Nga ana tjetër, KQZ-ja vazhdoi punën e saj, me shqyrtimin e ankesave të partive politike lidhur me procesin.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, tha se ndërprerja e numërimit të votave të kontestuara po bëhet në pritje të nxjerrjes së tabelës së rezultateve të KZAZ-së numër 49, që i përket njësisë bashkiake numër 5, në Tiranë, ku vazhdon ende numërimi.

Ristani theksoi se edhe atje mund të shfaqet e njëjta problematikë me vota të hedhura në kutinë e gabuar, ndaj dhe duhet pritur tabela e rezultateve të kësaj KZAZ-je.

Gjithsesi, deri të premten KQZ-ja ka numëruar 89 kuti me vota të kontestuara prej nga rezultuan 150 vota në favor të Lulzim Bashës, kandidat i mazhorancës dhe 63 vota për Edi Ramën, kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

KOMENTE