Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 21 maj 2011
English

Pasqyra e shtypit, 21 maj 2011

Tiranë, 21 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 21 Maj 2011.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor, “Debat për presidentin, vota pro Ramës në KQZ. Topi: Nuk gabova kuti”, duke iu referuar publikimit të votës së kreut të shtetit mbrëmjen e djeshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Balla: Si i kalova kangjellat e policëve në KQZ”, ku jepet rrëfimi i deputetit socialist dhe përjetimet gjatë kapërcimit të policëve drejt këtij komisioni.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Raporti i ODHIR zbulon hilen e KQZ, komisioni u dha vëzhguesve rezultatin e Tiranës me 10 vota plus për Ramën por nuk e shpalli rezultatin”.

Sërish titulli i votës së Presidentin Topi ku kjo e përditshme deklaron: “Videoja e plotë, zbulohet e vërteta e votës së presidentit Topi”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor: “Presidenti i zgjedhur nga PD, voton për kreun e PS”, ku theksohet analogjia e mënyrës së votimit e kreut të shtetit në favor të kryesocialistit Edi Rama.

“Numërohen votat në 94 kuti, Basha 77 vota në avantazh”, ku i referohet numërimit të fletëve të kontestuara të hedhura në kutinë e gabuar dhe avantazhi i kandidatit të maxhorancës për Bashkinë e Tiranës.

Gazeta “Shqiptare” hapet me titullin, “ODHIR: Rama i fitoi zgjedhjet, KQZ nuk shpall rezultatin”, duke veçuar raportin e ndërmjetëm të OSBE-ODHIR ku thuhet qëndrimi për fituesin e zgjedhjeve në Tiranë dhe për qëndrimin e KQZ.

Një tjetër titull i kësaj të përditshme është, “Falja fiskale: Ja përfitimet e ligjit”, ku jepen detajet e përfitimit nga ky ligj.

Gazeta “Shqip” e çel faqen e parë me titullin, “ODHIR: Tensioni është rritur pas veprimeve të KQZ”, duke iu referuar raportit të ndërmjetëm të vëzhguesve dhe konstatimeve të tyre.

“Trojka e ambasadorëve në selinë e PS, Arvizu jep shpresë, ka edhe dy ditë kohë”, ku jepen detajet e qëndrimit të ambasadorit të SHBA, pas takimit të mbrëmjes së djeshme me kryesocialistin Edi Rama.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE