Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Qytetarët do të thirren për largimin përfundimtar të qeverisë
English

Rama: Qytetarët do të thirren për largimin përfundimtar të qeverisë

Tiranë, 21 maj 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sonte se nëse kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të ndryshuar rezultatin në Tiranë, protestat e opozitës do të përhapen në gjithë vendin dhe do të kërkojnë largimin e qeverisë.

“Rezistenca qytetare do të përhapet në të gjithë Shqipërinë, qytetarët do të thirren për largimin përfundimtar të qeverisë, e gjitha kjo do të jetë pasojë e natyrshme e vjedhjes për ditën në diell të votës së shqiptarëve”, tha kreu i PS-së në deklaratën e dhënë pak minuta më parë nga selia rozë.

Kryetari i Partisë Socialiste ju referuar deklaratës së dhënë paraditen e sotme nga kryeministrit.

Ai u shpreh se kryeministri Sali Berisha “bën sikur nuk i dëgjon zërat e qytetarëve” dhe “sikur nuk i sheh raportin e ODIHR”.

Kryesocialisti Rama shtoi se mazhoranca nuk “mund të kthejë humbjen në Tiranë, në një fitore më pahir”.

Kreu i opozitës u shpreh se askush nuk mund të luaj me fuqinë e këtij populli. “Kjo krizë është një apel kumbues për ne dhe ne do t’i përgjigjemi me fuqinë e popullit shqiptar”, tha Rama.

e.t/NOA

KOMENTE
  • vale23:49 - 21 Maj 2011
    kur