Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OSBE-ODHIR: Baza ligjore për hapjen e kutive të votimit, e paqartë
English

Raporti i OSBE-ODHIR: Baza ligjore për hapjen e kutive të votimit, e paqartë

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të 8 majit i OSBE-ODHIR, në raportin paraprak shprehet se ka pasur vonesa në shpalljen e rezultatit.

Më tej theksohet se për garën e Tiranës numërimi i votave është tejzgjatur, gjë që u shoqërua me mosbesim të lartë në radhët e partive politike.

Raporti thekson se ndërsa kandidati Rama shpalli fitoren pas kryesimit me 10 vota te KZAZ nr.49 zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së të konsideronte si vota të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie.

Sakaq thuhet se, tensioni është rritur qëkur Partia Socialiste protestoi kundër veprimeve të KQZ-së.

“Më 18 maj, pas votimit të një vendimi “në parim” (prej 4-3 votash), ndonëse nuk ishte miratuar asnjë vendim përfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive të votimit identifikuar në kërkesë dhe numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe këshilli për Tiranën. Për MVZ-në e OSBE/ODIHR-it, baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë”, thuhet në raport, duke veçuar edhe kundërshtimin e vazhdueshëm të opozitës për këtë proces.

Raporti i plotë i OSBE-ODHIR:

Më datë 10 maj, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE/ODIHR-it, së bashku me një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, nxorën Deklaratën e Konstatimeve dhe Përfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin vëzhgimet e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve dhe fillimit të procesit të numërimit.2 Në periudhën pas-zgjedhore, MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it është përqendruar në vëzhgimin e numërimit të fletëve të votimit, mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Një numër i kufizuar i vëzhguesve afatshkurtër e shtynë qëndrimin deri më 15 maj për të vëzhguar numërimin e tejzgjatur të votave në bashkinë e Tiranës. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it do të largohet nga Shqipëria më 24 maj, por këtu do të qëndrojë një grup i vogël ekspertësh që do të vazhdojnë të vëzhgojnë fazat e mbetura të procesit zgjedhor, veçanërisht trajtimin që KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor do t’u bëjnë ankesave dhe ankimimeve.

II. MJEDISI POLITIK

Në shumicën e rajoneve të vendit, numërimi i votave në 66 Vende të Numërimit të Votave (VNV) vazhdoi deri në mbylljen e tij në mënyrë përgjithësisht transparente, pavarësisht ritmit të ngadaltë. Në disa raste, kandidatët humbës i uruan për fitoren kundërshtarët e tyre. Megjithatë, procesi i numërimit u karakterizua nga një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike, çka çoi në debate, vonesa dhe bllokim në disa VNV. Partitë politike shpesh ndërhynë në procesin e numërimit, duke drejtuar aktivitetin e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Media e informoi gjerësisht publikun lidhur me procesin e numërimit, veçanërisht për garën për kryetar bashkie të Tiranës ndërmjet ish-Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha të Partisë Demokratike (PD) dhe kryetarit aktual që rikandidonte, Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste (PS).

Meqenëse u pa haptas që gara për kryetar bashkie të Tiranës do të vendosej nga një diferencë e ngushtë, vëmendja e të gjithë vendit u përqëndrua në numërimin e votave në 11 VNV në Tiranë.

Numërimi në këto VNV shpesh vonohej për shkak të pushimeve të paplanifikuara, mosparaqitjes së anëtarëve të grupit të numërimit dhe arsyeve të tjera, shpesh të motivuara politikisht. Vonesat rritën tensionin në Tiranë, veçanërisht për shkak të ngushtësisë mes rezultateve paraprake.

Pas përfundimit të numërimit në VNV-të për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj, rezultatet paraprake jozyrtare që KQZ-ja ia dha MVZ-së së OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte 10 vota më shumë se Z. Basha (përkatësisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli menjëherë fitoren, ndërsa Z. Basha tha se do të priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Më pas, zyrtarë të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së të konsideronte si vota të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie.

PS-ja i kërkoi KQZ-së të nxirrte tabelat e rezultatet të përcaktuara tashmë nga VNV-të në Tiranë. Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare për garën për kryetar bashkie të Tiranës. Më 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota për minibashkitë nga disa Komisione Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) të Tiranës për të numëruar votat për kryetar bashkie të hedhura gabim. Tensioni është rritur qëkurse PS-ja protestoi kundër veprimeve të KQZ-së. Mbështetës së PS-së, përfshirë shumë deputetë të saj, u mblodhën para KQZ-së dhe tentuan të hynin me forcë brenda godinës së KQZ-së. Ata u zbrapsën prej policisë.

III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE

Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-të duhet të nxjerrin Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve (TPR) deri në orën 17:00 të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Ky afat u konsiderua jorealist nga të gjithë personat e pyetur, dhe asnjë VNV nuk arriti të mbaronte numërimit deri në kohën e kërkuar. Numërimi në të gjitha VNV-të jashtë Tiranës përfundoi deri ditën e premte, 13 maj. Numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, në VNV-të e Tiranës përfundoi më 14 maj; deri në periudhën që përfshin ky raport, numërimi për minibashkitë e Tiranës vazhdon ende në disa VNV.

Fillimi i numërimit të votave u nisi me vonesë në shumë vende, pjesërisht për shkak të faktit që disa anëtarë të grupeve të numërimit në disa VNV nuk ishin emëruar ose nuk ishin trajnuar deri në momentin që filloi numërimi. Përpos kësaj, vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it raportuan se procesi i numërimit ndërpritej herë pas here për shkak të debateve ndërmjet anëtarëve të KZAZ-së, anëtarëve të grupit të numërimit dhe/ose vëzhguesve të partive.4 Nuk kishte asnjë udhëzim në nivel kombëtar lidhur me pushimet, duke e lënë çdo KZAZ të merrte vetë vendimet në këtë drejtim. Në disa raste që iu bënë të ditura KQZ-së, ajo urdhëroi vazhdimin e procesit. Megjithatë, disa KZAZ vazhduan të punonin me ritme të ngadalta, veçanërisht në Tiranë. Gjatë procesit të numërimit, KQZ-ja vazhdoi të zëvendësonte anëtarët e KZAZ-së dhe anëtarët e grupit të numërimit me kërkesë të partive.5 Kjo u vërejt sidomos në Tiranë, ku KQZ-ja i zëvendësoi që të gjithë anëtarët e KZAZ-së 54 dhe disa anëtarë të KZAZ-së 49 më datë 12 maj, dhe kryetarin e KZAZ-së 48 dhe një anëtar të KZAZ-së 47 më 13 maj. Kodi Zgjedhor nuk u kërkon partive që të shpjegojnë arsyet e kërkesës për zëvendësime. Vëzhguesit mundën të ishin të pranishëm pa asnjë pengesë në VNV-të. Gjatë numërimit, çdo fletë votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menjëherë në ekran për të gjithë vëzhguesit e pranishëm. Megjithatë, fletët e votimit nuk mund të shiheshin plotësisht për shkak të mënyrës së

vendosjes nën kamerë, ose sepse nuk liheshin mjaftueshëm nën kamer. Për më tepër, vëzhguesit nuk lejoheshin t’u afroheshin tavolinave, prandaj për ta ishte e vështirë të shikonin nëse fletët e votimit vendoseshin në togun e fletëve të votimit të kandidatit/partisë përkatëse apo sesi plotësoheshin protokollet me rezultatet e qendrës së votimit. Së fundmi, vëzhguesit nuk mundën të shihnin konsiderimin e fletëve të votimit të kontestuara nga anëtarët e grupeve të numërimit dhe anëtarët e KZAZ-së.

Përpara ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja vendosi një sistem elektronik për marrjen e protokollit të rezultateve të secilës qendër votimi nga VNV-të. Rezultatet paraprake shfaqeshin në ambientet e KQZ-së dhe në faqen e internetit të KQZ-së ndërsa të dhënat hidheshin në sistem. Rezultatet paraprake ishin të disponueshme për bashkitë ose komunat për secilën garë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, shfaqja e rezultateve paraprake për publikun nuk ishte e ndarë sipas qendrave të votimit. Megjithatë, partitë politike, pas një kërkese, arritën ta merrnin këtë informacion nga KQZ-ja sikurse e mori edhe MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it. Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur në faqen e internetit rezultatet e kutisë së fundit të numëruar për kryetar bashkie të Tiranës, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si kryesues të garës.

Pas dërgimit të TPR-ve nga 11 KZAZ-të e Tiranës për zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshill të Tiranës, KQZ-ja kishte 48 orë për të verifikuar dokumentet dhe për të njoftuar rezultatet për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.7 Të gjitha TPR-të mbërritën më 16 maj, ndonëse TPR-ja për KZAZ-në 49 nuk ishte miratuar prej shumicës së anëtarëve (në këtë rast, shumica përbëhej prej partive në qeveri). Kryetari i KZAZ-së 49 pretendoi se në TPR kishte parregullsi (të cilat nuk iu specifikuan MVZ-së së OSBE/ODIHR-it). Deri në periudhën që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk kishte marrë asnjë vendim për këtë TPR. PS-ja kërkoi që KQZ-ja të merrte një vendim lidhur me TPR-në e KZAZ-së 49 dhe që më pas, KQZ-ja të përcaktonte rezultatin për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Tiranës në bazë të 11 TPR-ve.

Në të njëjtën kohë, ndërsa vazhdonte numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet për minibashkitë e Tiranës, zyrtarë të PD-së kërkuan që fletët e votimit për kryetar bashkie të Tiranës që ishin gjetur në këto kuti, të numëroheshin si të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës, me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartë. PS kundërshtoi fuqishëm, duke deklaruar se fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar, ishin konsideruar të pavlefshme deri më sot. Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpërdrejt vlefshmërinë e fletëve të votimit gjetur në një kuti votimi, të ndryshme nga ajo që i korrespondon llojit të zgjedhjes për atë fletë. Ai as nuk parashikon ndonjë procedurë për vlerësimin e fletëve të votimit të gjetura në kuti të tjera. Nuk kishte asnjë vendim apo udhëzim nga KQZ-ja për këtë çëshjte përpara ditës së zgjedhjeve, dhe as manuali i miratuar i KQZ-së nuk e trajtonte këtë çështje, ndonëse në zgjedhjet e kaluara vendore, fletët e votimit të hedhura gabim përbënë problem. Anëtarët e grupeve të numërimit ishin trajnuar për t’i konsideruar fletë të tilla votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme në Tiranë deri në mbylljen e numërimit për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj.

Më 17 maj, tri ditë pas mbylljes së numërimit për kryetar bashkie të Tiranës në VNV-në e fundit të Tiranës, kryetari i KQZ-së propozoi një projekt vendim, sipas të cilit, fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar do të konsideroheshin të vlefshme dhe do të numëroheshin prej vetë KQZ-së.

Ky numërim do të ishte vetëm për fletët e votimit gjetur në kutinë e gabuar, që ishin kontestuar në nivel VNV-je. Sipas kryetarit të KQZ-së, projekt vendimi ishte propozuar me kërkesë të anëtarëve të 7 KZAZ-ve të Tiranës, emëruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti votimi. Anëtarët e emëruar nga opozita e kundërshtuan propozimin, duke deklaruar se KQZ-ja nuk kishte të drejtë të numëronte fletët e votimit dhe se mund tí hapte ato në bazë të ankimimi të rezultateve zyrtare. Ata propozuan që KQZ-ja të nxirrte rezultatet në TPR-të e marra nga VNV-të.

Seanca e KQZ-së, ku do të diskutohej projekt vendimi, u ndërpre nga deputetët e PS-së dhe seanca u shty përpara se të kalonte në votim.

Më 18 maj, pas votimit të një vendimi “në parim” (prej 4-3 votash), ndonëse nuk ishte miratuar asnjë vendim përfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive të votimit identifikuar në kërkesë dhe numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie dhe këshilli për Tiranën. Për MVZ-në e OSBE/ODIHR-it, baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë. Anëtarët e emëruar të opozitës në KQZ u larguan nga seanca. Fletët e votimit numëruar nga KQZ-ja në 20 kuti votimi gjatë seancës së datës 18 maj rezultuan në 60 fletë votimi për kryetar bashkie të Tiranës, 46 për Z. Basha dhe 14 për Z. Rama.

IV. ANKESA DHE ANKIMIME

Deri më datë 17 maj, pranë KQZ-së ishin depozituar 93 ankesa lidhur me TPR-të për garën për kryetarët dhe këshillat e bashkive dhe komunave në të gjithë vendin. Këtu përfshiheshin rreth 40 kërkesa për pavlefshërinë e rezultateve në disa Qendra Votimi. Në pjesën më të madhe, ankesat janë bërë lidhur me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të numërimit, veçanërisht lidhur me vlerësimin e vlefshmërisë së fletëve të votimit dhe shpërndarjen e votave për partitë. Janë depozituar edhe disa ankesa që ngrenë pretendime mbi parregullsitë gjatë votimit. KQZ-ja ka pranuar për shqyrtim afërsisht 80 ankesa, ndërsa nuk ka pranuar për shqyrtim 10 të tilla për arsye procedurale, kryesisht për shkak të moslegjitimimit të ankuesit. Ankesat e tjera janë kthyer për më shumë informacion. KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar vetëm 13 nga ankesat pas-zgjedhore të pranuara për shqyrtim. Disa prej tyre janë rrëzuar, ndërsa një pjesë e vogël janë në proces. Deri në periudhën që përfshin ky raport, procesi i shqyrtimit të ankesave është pezulluar efektivisht për shkak të diskutimeve të gjata në KQZ lidhur me garën për kryetar

bashkie në Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE