Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si ndryshoi rezultati në tavolinë, avantazhi në KQZ OK për Bashën
English

Si ndryshoi rezultati në tavolinë, avantazhi në KQZ "OK" për Bashën

Tiranë, 21 maj 2011, NOA – Pas numërimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të fletëve të kontestuara në plot 89 kuti, avantazhi i votave të majit është kthyer në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha, i cili deri më tani numëron plot 150 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama që ka mundur të marrë 63 vota përmes numërimit të fletëve të hedhura gabimisht në kutitë e gabuara.

Deri në këto momente kandidati demokrat udhëheq me 83 vota më shumë se kandidati i majtë.

Ndërkohë po sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 18.00 për të shqyrtuar anikimimet e kandidatëve dhe partive politike për zgjedhjet e 8 majit, ku pritet të numërohen edhe disa kuti me fletë votimi të kontestuara në minibashkinë nr.5, ku sot përfundoi numërimi i votave pë kryetarin e njësisë 5, me fitoren e Jeta Seitaj.

Edhe sot mbledhja e KQZ-së vijoi nën protestën e simpatizantëve të Partisë Socialiste, që të udhëhequr nga deputetët socialistë kanë manifestuar paqësisht revoltën e tyre në kundërshtim me këtë ndryshim në tavolinë të rezultatit të zgjedhjeve vendore për Tiranën.

Pas largimit nga selia e KQZ-së simpatizantët janë thirrur për t’u tubuar pranë selisë së KQZ-së pikërisht kur të nisë mbledhja e radhës në orën 18.00.

Ky ndryshim i rezultatit në tavolinë tejet i kontestuar nga përfaqësuesit e PS-së në KQZ si një veprim tërësisht i paligjshëm dhe që shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor, argumentohet si i drejtë nga Kryetari i KQZ-së Arben Ristani, i cili thekson se duhet numëruar çdo votë e vlefshme e panumëruar.

E kur duket se kutitë për Tiranën janë drejt fundit, mbetet vetëm shpallja e kandidatit fitues nga ky institucion kushtetues, rezultat i cili nga sa duket do të kontestohet me forcë nga Partia Socialiste, e cila deklaron se gara për Tiranën është fituar ligjërisht me 10 vota në favor të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama.

Megjithatë deri në shpalljen e fituesit për bashkinë e Tiranës mbetet edhe ankimimi i rezultatit në Kolegjin Zgjedhor, instanca e fundit për ligjshmërinë e shpalljes së kryebashkiakut të Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE