Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Shteti i Kosovës po “plaçkit” bashkatdhetarët
English

Vetëvendosje: Shteti i Kosovës po “plaçkit” bashkatdhetarët

Prishtinë, 21 maj 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur shqetësimin e saj për aplikimin e policës kufitare shtesë për personat që vijnë nga diaspora.

Sipas kësaj deklarate thuhet se në bazë të ankesave të marra dhe në bazë të vëzhgimeve të bëra nga kjo lëvizje vërehet se, “Polica kufitare është formë e domosdoshme e sigurimit të palëve të treta nga aksidentet që shkaktojnë automjetet me targa të huaja gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë. Kjo policë aplikohet për shkak se Kosova nuk është anëtarë e Këshillit të Byrove dhe kartoni i tyre i gjelbër nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në Kosovë”.

Më tej theksohet se, shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës është ajo që në mënyrë arbitrare vendos për çmimet e policës kufitare shtesë.

Theksohet se paratë që grumbullohen nga marrja e policave kufitare shtesë, që i paguajnë bashkatdhetarët, ndahen në tre pjesë, një pjesë e madhe e tyre futen në fondin mbulimin e dëmeve të shkaktuara, pjesa tjetër shpërndahet tek kompanitë e sigurimeve dhe një pjesë përfundon në buxhetin e Kosovës.

Nga ana e Vetëvendosjes thuhet se, nga milionat e “plaçkitura” nga diaspora vetëm 10% përdoret për pagesën e dëmeve të shkaktuara, pjesa tjetër shkon nëpër arka të tjera sipas vendimeve politike.

“Të dhënat zyrtare nga Fondi i Garancisë së Kosovës tregojnë që gjatë vitit 2010, në Kosovë kanë hyrë rreth 300 mijë automjete me targa të Serbisë dhe Malit të Zi. Nga Serbia kanë hyrë rreth 258 mijë automjete dhe nga Mali i Zi rreth 42 mijë- nga llogaritja del se kompanitë e sigurimit kanë humbur premi rreth 14 milionë euro, kurse buxheti i Kosovës ka humbur të hyra nga TVSH-ja më shumë se 2.2 milionë euro. Pra, humbjet e të hyrave buxhetore vetëm për vitin 2010 llogaritet të jenë më shumë se 3 milionë euro”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se shteti i Kosovës po “plaçkit” bashkatdhetarët.

a.y/NOA

KOMENTE