Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britania përmbyll misionin në Irak, tërheq edhe ushtarët e fundit
English

Britania përmbyll misionin në Irak, tërheq edhe ushtarët e fundit

E diel, 22 maj 2011, NOA- Pas 8 vjetësh Britania e Madhe ka tërhequr të gjithë trupat e saj ushtarak nga Iraku.

Si kontribuuesja e dytë më e madhe në trupa në këtë mision, Britania numëron 179 ushtarë të vdekur.

Me këtë akt ajo i jep fund pranisë ushtarake në shtetin e Lindjes së Mesme, ku pjesën dërrmuese të trupave të saj e tërhoqi në vitin 2009.

Patrullimi në Irak nisi pas pushtimit të udhëhequr nga Shtete e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003.

Pas pak muajsh pritet që të finalizohet tërheqja e të gjithë trupave, ku pritet që të jetë pikërisht SHBA-ja ajo që do e dorëzojë kontrollin e sigurisë te qeveria e Irakut.

Sakaq gjatë kësaj kohe trupat e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe kanë vijuar të trajnojë Irakianët dhe kanë patrulluar në ujërat e saj territoriale.

a.y/NOA

KOMENTE