English

Mbyllet procesi i numërimit të votave, Basha del fitues me 78 vota mbi Ramën

Tiranë, 22 Maj 2011 NOA/ Ervin Triana – Vetëm pak çaste më parë ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore në Tiranë duke konkluduar edhe me votat për kandidatët e bashkisë.

Lulzim Basha ka marrë në total 78 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama dhe ajo që pritet në mbledhjen e nesërme të KQZ, është shpallja e tij fitues.

Pas numërimit të 485 kutive që gjendeshin në të gjithë qytetin e Tiranës rezultoi me 10 vota mbi Lulzim Bashën, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Por pas përfundimit të procesit të numërimit për kandidatët e bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak Tiranë, ndërsa nisi numërimi i votave edhe për kandidatët e minibashkive dhe këshillat bashkiakë të këtyre minibashkive (njësitë bashkiake), rezultoi se në disa prej kutive gjendeshin vota të cilat ishin hedhur gabimisht dhe ato u klasifikuan si vota të kontestuara.

Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të numërojë votat e futura gabimisht.

U gjendën në 125 kuti të cilat u hapën përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, rezultuan me 171 vota për Lulzim Bashën dhe 83 vota për Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve është 78 vota në favor të Lulzim Bashës.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Xhavit 06:58 - 23 Maj 2011
    Me ankth jane sot te gjithe ata qe e ndiejne veten Shqiptar, ne pritje te publikimit zyrtar nga KQZ-ja te rezultateve te zgjedhjeve per kryebashkiak te Tiranes. Lus Zotin te mos perseritet e 97-ta, ashtu sikurse po mundohen ta bejne greket dhe serbet me perkrahjen e disa deputevete PS-se. Populli Shqiptar duhet te jet jo vetem zot i tokave arberoree, por edhe zot i Ballkanit.