English

Adele: Jam thjesht një vajzë që këndoj

Angli, 23 Maj NOA - Ajo gjithmonë ka pohuar se qëndron me këmbë në tokë dhe pse suksesi i madh e ka përfshirë atë momentalisht.

Megjithatë Adele ka se me çfarë të tregojë zotësinë e saj dhe kjo sidomos me publikimin e albumit të dytë 21, që ka arritur në vendet e para të “Billboard Hot 100” dhe momentalisht revista “Out” i ka dedikuar kopertinën.

Këngëtarja më pas ka pohuar provokimin e radhës: “Dua të përsëris dhe të jetoj Spice Girl”. Por më pas theksoi: “Është një shaka”.

“Gjithmonë kam pohuar se jam një vajzë që këndon më shumë se një këngëtare – tregon Adele – për mua është ende një fjalë shumë e madhe: Etta James, Carole King dhe Aretha Franklin janë këngëtare”.

r.b/NOA

KOMENTE