Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftëtarët e UÇK në grevë para godinës së qeverisë
English

Luftëtarët e UÇK në grevë para godinës së qeverisë

Prishtinë, 23 maj, NOA - Anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së sot hynë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.

Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi ka thënë se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore, për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare.

“A nuk është për t’u tmerruar nga paditë e përditshme që bënë EULEX-i ndaj ish çlirimtarëve të vendit tonë. Lufta speciale ndaj tyre ka filluar nga përfundimi i luftës, njëherë u munduan të na thyejnë moralisht, pastaj na lanë në mëshirën e fatit, na ngritën kurthe nga më të ndryshmet, na lanë pa u sistemuar e pa u punësuar. Komandantët më të zot i burgosën, disa vdiqën në komunikacion, e disa prej tyre u vetëvranë, disa i futën në politikë dhe më pas i diskredituan politikisht”, ka thënë Selimi.

Greva fillon në ora 15.00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë ftuar të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten grevës.

NOA

KOMENTE