Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, burg nga 3- 15 vjet për problematikët e zgjedhjeve
English

Maqedoni, burg nga 3- 15 vjet për problematikët e zgjedhjeve

Shkup, 23 maj 2011, NOA- Kodi penal parasheh dënime të larta për shkelësit e procesit zgjedhor dhe të gjithë atyre që do të përfshihen në incidente gjatë zgjedhjeve.

Dënime prej 3 deri në 15 vjet janë paraparë për të gjithë ata që shkaktojnë probleme, mbushje kutish, kërcënime dhe incidente tjera në ditën e zgjedhjeve të 5 qershorit. Kodi Penal gjithashtu parasheh dënime me burg edhe për ata që mashtrojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, ata që keqpërdorin votën e lirë, ata që janë të përfshirë në blerjen e votave, lëndimin e të drejtës së votës, privatësinë e votimit si dhe ata që bllokojnë apo involvohen në forma të ndryshme në pengimin dhe parregullsi të tjera gjatë procesit zgjedhor.

Kodi parasheh dënime për keqpërdorimin e parave të buxhetit, në rast se ndonjë parti politike ka bërë një veprim të tillë. Dënim me burg deri në 5 vjet për personin përgjegjës të një partie, i cili me kohë nuk ka dorëzuar raportin financiar rreth harxhimeve të fushatës zgjedhore, një afat që tani skadon ditën e enjte, me ç`rast partitë janë të obliguara të dorëzojnë raportet e harxhimeve financiare për fushatën.

OSBE-ODIHR ka përshëndetur këto ndryshime të kodit penal, mirëpo ato kanë shprehur vërejtjen për azhurnitetit dhe mospavarësimin e gjykatave gjatë ekzekutimit të vendimeve për dënime.

Për shkak të incidenteve të zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2008 janë ngritur kallëzime penale kundër 75 personave, pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur burgun dhe dënimet, pasi që një pjesë janë dënuar me burg deri në tre vite e më shumë, ndërsa pjesa tjetër është dënuar në para.

(INA)/NOA

KOMENTE