Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ristani: Misioni i anti-aktit, s’ka rëndësi kush voton, rëndësi kush numëron
English

Ristani: Misioni i anti-aktit, s’ka rëndësi kush voton, rëndësi kush numëron

Tiranë, 23 maj 2011, NOA- (Update) Pasi kanë përfunduar diskutimet lidhur me projekt-aktin nga ku pritet të dalë emri i fituesit të Bashkisë së Tiranës, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani i përmbylli diskutimet me disa fjalë.

Sipas tij, anëtarët e anti-aktit bën gjithçka që ishte e mundur për ta hedhur poshtë atë, duke përmendur të vdekur e të gjallë, për ta cilësuar si të pavlefshëm këtë akt.

“Anti-akti synon të thotë se s’ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, deklaroi Ristani.

Duke lexuar këtë projekt-akt para anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive në KQZ, kreu i këtij komisioni tha se, votat ligjërisht janë të pavlerësuara dhe të panumëruara dhe si të tilla duhen përfshirë në rezultatin përfundimtar.

Duke cituar aktin, Ristani theksoi se KQZ duhet të bëjë të gjitha verifikimet përpara se të shpallë rezultatin.

Ndërkaq pritet që në vijim të miratohet tabela e rezultateve, nga ku më në fund pas numërimesh dhe zvarritjesh të pafundme të mësohet edhe emri i fituesit i cili pritet të drejtojë në katër vitet e ardhshme Bashkinë e Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE