Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ heq peshën e Tiranës, nis shqyrtimin e ankimimeve
English

KQZ heq peshën e Tiranës, nis shqyrtimin e ankimimeve

Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas një pune maratonë për shqyrtimin e fletëve të votimit të kontestuara për kryetarin e bashkisë Tiranë, të hedhura në kutinë e gabuar, ka nisur etapën tjetër të saj.

Pas nxjerrjes së vendimit ku rezultoi se kandidati i maxhorancës Lulzim Basha kryesoi edhe pas këtyre fletëve me 81 vota ndaj rivalit të tij socialist Edi Rama, tashmë është radha e ankimimeve të tjera.

E ndërsa për ditë me radhë ambientet brenda dhe jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijonte tensioni, ku përfaqësuesit socialist kundërshtonin vlefshmërinë e votave, jashtë këtij komisioni simpatizantë së bashku me deputetë të Partisë Socialiste protestonin për pavlefshmërinë e tyre dhe për pretendimin se po ndryshohej rezultati.

Sakaq pasditja e sotme e ka gjetur këtë komision të “çliruar” nga pesha e rëndë e garës së kryeqytetit, ku ka vijuar punën për shqyrtimet e ankesave të partive, apo parregullsive të kontestuara në procesin zgjedhor në qytete, bashki e komuna të ndryshme të vendit, ku pavarësisht kontestimeve të socialistëve, në mbledhjen e sotme qëndrimet paraqiten më të zbutura.

Më herët gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli lidhur me shqyrtimin e fletëve të votimit të kontestuara u shpreh se, “Në një pjesë të mediave është përhapur një opinion se KQZ është treguar selektive në përzgjedhjen e kutive me fletë të kontestuara. Dua t’ju them se ky pretendim është i gënjeshtërt pasi KQZ shqyrton kutitë nga kërkesat e KZAZ-së dhe nga procesverbalet e tyre. Ky ishte një proces gjithëpërfshirës. Ne jemi të vendosur të numërojmë çdo votë”. a.y/NOA

KOMENTE