Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina e Obamës ngec në Dulbin (Foto)
English

Makina e Obamës ngec në Dulbin (Foto)

Dublin, (Irlandë), 24 maj, NOA – Makina e blinduar e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka dhënë maksimumin e performancës që pritej. “Bisha”, ky është emri i koduar i makinës “Kadillak”, e cila është unike në botë, për shkak të modifikimet dhe sistemit mbrojtës që i është vendosur. Ajo ka mbetur e bllokuar në portën dalëse të ambasadës amerikane në Dublin.

Makina është ndaluar, pasi pjesa e poshtme e saj ka kapur në një prej pajisjeve të vendosur në hyrje të ambasadës për uljen e shpejtësisë.

Në momentin e “incidentit” në makinë kanë qenë Barack Obama dhe bashkëshortja Michelle. Makina është bllokuar dhe nuk ka mundur të lëviz, pasi shasia e Kadillakut ka cikur në tokë.

Obama dhe bashkëshortja më pas kanë marrë një makinë tjetër dhe kanë vazhduar vizitën në Moneygall, fshati ku ka jetuar katragjyshi i Barak Obamës.

Makina presidencial është e gjitha e blinduar dhe ka cilësohet si një prej mjeteve më të sigurtë në botë. Sipas mediave amerikane, metali i përdorur është në gjendej që në pjesën e pasme të makinës, të përballojë dhe një sulm me anti-tank.

a.k/NOA

KOMENTE