English

Reagim i METE: Nuk jemi në bisedime me CEZ për hidrocentralet

Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, në një komunikatë për mediat përgënjeshtroi, shkrimet e botuara në media për faktin se kompania CEZ është në negociata me METE.

Në këtë qëndrim mohohet nisja e bisedimeve të CEZ me qeverinë për të blerë hidrocentralet që do të përzgjidhen për tu privatizuar.

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës e përgënjeshtron këtë lajm, duke deklaruar se nuk ka bisedime mes METE dhe CEZ dhe njëherësh informon se vendimi i

privatizimit të këtyre hidrocentraleve të vogla dhe të mesme do të miratohet

nga Parlamenti Shqiptar.

Sipas METE, ky proces privatizimi do të ketë të ftuar të gjithë investitorët strategjik vendas e të huaj dhe se ky proces privatizimi do të finalizohet me shpalljen e një ankandi ndërkombëtar ku theksohet se procedurat do të jenë transparente.

a.y/NOA

KOMENTE