English

Kosovë, Dell: Ndarjet kanë sjellë luftë

Prishtinë, 25 maj, NOA - Idetë e zyrtarëve të lartë serbë për ndarjen e mundshme të Kosovës, kanë marrë përgjigje edhe nga shefi i diplomacisë amerikane në Kosovë, Chris Dell, sipas të cilit këto ide janë të papranueshme ndërsa ato nuk kanë sjellë asgjë të mirë përveç luftës dhe shkatërrimeve.

“Këto zgjidhje janë provuar në Ballkan, kanë sjellë vetëm shkatërrime dhe luftë, duhet të shikojmë në zgjidhje të tjera të moderuara”, ka thënë Dell gjatë një interviste për RTV 21. Serbia sipas Dell, duhet të jetë e vetëdijshme dhe të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjë që sipas tij vizita e Stefanoviçit në Kosovë shënon hap para në këtë drejtim.

“Vizita e Stefanoviçit është hap drejt njohjes së pavarësisë nga ana e institucioneve të Serbisë”, është shprehur Dell. Ai i është kthyer edhe njëherë çështjes së zgjedhjes së presidentes, ndërsa ka thënë se emri i Atifete Jahjagës, ka dalë nga diskutimet pasi nuk është arritur marrëveshje mes palëve për emra të tjerë.

KOMENTE