English

Leo DiCaprio dhe Lively Blake në një udhëtim romantik në Portofino

Portofino, 25 Maj NOA - Leonardo DiCaprio dhe aktorja e serisë televizive “Gossip Girl” Blake Lively janë parë së bashku në Portofino.

Një udhëtim romantik në Itali që ka konfirmuar lidhjen mes këtij çifti vip-ash, i cili është bërë i ditur nga Mail online.

Javën e kaluar aktori 36-vjeçar i “Gangs of New York” është fotografuar në shoqërinë e Lively në jahtin e Steven Spielberg.

Ditën e djeshme u fotografua me bionden 23-vjeçare në Portofino: Blake ishte veshur me një fustan të bardhë dhe me syze dielli, ndërsa Leo qëndronte pas saj me një kapele baseball-i.

“Kanë shëtitur përgjatë gjithë kohës së bashku, ngjasonin një çift i vërtetë”, - deklaroi një person që i kishte parë teksa po futeshin në hotelin e tyre.

Tashmë me sa duket Bar Refaeli, është vetëm një kujtim i largët, e cila ka qenë në “red carpet” në kanë në një formë të shkëlqyer.

r.b/NOA

KOMENTE