Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
26 maj
English

26 maj

Nga Mero Baze

Qenka e thënë që 26 Maji të quhet dita e zgjedhjeve shqiptare. 15 vjet më parë, më 26 Maj Shqipëria prodhoi traditën e shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve, institucionit që bën diferencën e madhe të sistemeve. Pas një makthi të stërzgjatur politik për ikjen e mundshme nga pushteti, Presidenti i vendit Sali Berisha dhe institucionet e tjera të pushtetit kult të tij, shkatërruan institucionin e zgjedhjeve në sytë e shqiptarëve. Opozita, e cila ia kish dalë t’i mbijetonte një fushate të pabarabartë, të dhunshme dhe mbytëse, ishte ndërkohë e seleksionuar, duke lënë jashtë gare thuajse gjithë lidershipin e saj. Pa dashur t’i rikthehemi detajeve të asaj historie të shëmtuar, na mjafton të kujtojmë se në mesditë opozita u tërhoq, dhe Shqipëria themeloi Republikën e Re që prej asaj dite nuk del më nga zgjedhjet, por nga votimet.

15 vite më vonë, në një koincidencë të frikshme, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë një çështje të pazakontë elektorale, që nuk ndan fatin e Edi Ramës apo Lulëzim Bashës si pretendent fitues të këtyre zgjedhjeve, por ka shansin të ndalë një histori sërish tek data që ka filluar, ose ta rikonsolidojë këtë traditë të shëmtuar që po rrënon Shqipërinë. Kolegji Zgjedhor ka shansin t’i heqë 26 Majit njollën e ditës që ka vrarë zgjedhjet në këtë vend, ose të na e lërë të gjithëve këtë datë si mallkim për shkak të Sali Berishës.

Por 15 vite pas 26 Majit të vitit 1996, ka dhe një zhvillim tjetër të pazakontë. Shqipëria e gjitha po merret si kurrë ndonjëherë në jetën e saj me zgjedhjet dhe betejën për të fituar shteti ligjor. Kurrë ndonjëherë më parë në Shqipëri çështja e ndershmërisë dhe përgjegjësisë për votën nuk ka qenë në shkallën që është këtë 26 maj. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, pa shumë kulturë demokratike zgjedhjesh, qytetarët nuk kanë jetuar me kaq makth dhe emocion fatin e çdo vote.

Përtej shqiptarëve, dhe faktori ndërkombëtar është para një situate të re. Për herë të parë pas 15 vitesh, ne kemi një kujdes dhe disiplinë gati ushtarake nga gjithë institucionet perëndimore, nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, nga OSBE, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ODIHR dhe gjithkush që flet për zgjedhjet në Shqipëri, që të flasin me një gjuhë. Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar nuk ka qenë kaq vigjilent që ta lërë Sali Berishën pa asnjë shpresë për të keqpërdorur qëndrimet e Perëndimit, qartësisht ndëshkuese për atë çfarë Berisha ka bërë me zgjedhjet. Kurrë ndonjë herë Perëndimi nuk ka qenë kaq i vëmendshëm dhe për detajet e këtij procesi, për t’ia mbyllur rrugën abuzimit të regjimit të Tiranës me qëndrimet e tij. I vetmi lobues qesharak Sali Berishës i ka mbetur një deputet i majmë austriak, që ka ardhur me shpurën e tij të mbledhë thërrimet e fundit që ofron regjimi i Berishës për batakçinj të tillë dhe të thotë ndonjë fjalë të mirë për zgjedhjet.

Pra, 15 vjet pas 26 majit 1996, ka një tendosje nervash të shqiptarëve dhe Perëndimit ndaj njeriut që e prodhoi këtë datë turpi në historinë e Shqipërisë. Kur Berisha vodhi zgjedhjet 15 vite më parë, Perëndimi nuk ishte ky që ishte. Evropa po ndahej nga politikanët e vejtur klasik të saj dhe një brez i ri po merrte drejtimin e kontinentit. Tani dhe ata kanë ikur nga politika, dhe i vetmi që ka mbetur në këmbë, është ai që ka prishur zgjedhjet, Sali Berisha, pasi këtu nuk ka mekanizëm se si një regjim mund të largohet nga pushteti me votë. Përfytyroni pak që Toni Bler, erdhi në pushtet në Angli në vitin 1997, kur Berisha u largua me revolta, qeverisi tri mandate dhe tani po harrohet edhe pse ishte ylli i politikës anglez. Pas tij ka ikur Gordon Braun dhe ka ardhur sërish e djathta. Në Shqipëri është Sali Berisha.

Kur Berisha prodhoi 26 Majin në Gjermani ishte kancelari që bashkoi Gjermaninë Helmut Kol. Një vit më vonë e larguan me vota edhe pse ishte heroi i historisë moderne gjermane, dhe erdhi në pushtet Shrëderi që fitoi tri mandate. Sot në krye të Gjermanisë është një kancelare që ka qenë nxënëse e Helmut Kolit, dhe ajo po shkon drejt fundit të karrierës së saj. Në Shqipëri është prapë Sali Berisha.

Kur vodhi zgjedhjet më 26 Maj të vitit 1996 në Francë sapo ishte zgjedhur president Zhak Shiraku. Qeverisi dy mandate shtatëvjeçare Francë, dhe i la vendin Sarkozisë, në atë kohë një djalë i ri që po tentonte të zinte vend në partinë e tij. Në Shqipëri është akoma Sali Berisha. Mund të vazhdojmë pa fund të krahasojmë çfarë dëmi i ka bërë Shqipërisë kjo datë, duke mos ndërruar elitën politike, pasi na ka hequr shansin të ndëshkojmë humbësit që nuk humbasin dhe fitimtarët që nuk janë fitimtarë. Na ka heqë shansin të dimë për kë votuam dhe ku shkon vota jonë.

Është e vërtetë se sot mbi Kolegjin Zgjedhor janë drejtuar sytë e shqiptarëve dhe faktorit perëndimor. Në situata të tilla konflikti i prodhuar nga prekja e zgjedhjeve, njerëzit e zakonshëm janë të prirur të shikojnë fitoren apo humbjen, dhe jo doktrinën që mbështet një vendim historik për të rikthyer zgjedhjet në këtë vend, më shumë se se fituesin apo humbësin e diskutueshëm. Ata që e kanë në dorë këtë shans, janë sot 8 gjykatës modest të Kolegjit Zgjedhor. Sot shumë vetë nuk ua dinë emrat, por fati është treguar cinik me ta, pasi ata kanë në dorë të mos bëjnë një 26 maj të dytë. Bile kanë shansin të fshijnë dhe kujtimin e hidhur të të parit, duke e mbyllur epokën kur shqiptarët votojnë, por nuk zgjedhin.

*Qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE
  • Astrit Cerma13:04 - 26 Maj 2011
    Ne fund te cdo artikulli Ju zoterinje te NOA-as shkruani:Qendrimet e shprehura nuk perfaqesojne domosdoshmerisht vijen editoriale te NOA-as.Kam kaq kohe qe ju lexoi dhe sterlexoi por asnjeher nuk kam kuptuar se ku fillon e ku mbaron kjo vija e juaj editoriale(??!!!).C'fare ndan?C'fare kufizoon?C'fare rrethon?...Ndofta une jam pak "I leshte",ndaj ,ju lutem,me dy fjale,me tregoni se c'eshte dhe ku eshte kjo "vija editoriale e NOA-s".