Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdani: PD e vendosur të respektojë procesin ligjor, pavarësisht rezultatit
English

Bogdani: PD e vendosur të respektojë procesin ligjor, pavarësisht rezultatit

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Deputeti demokrat Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate për mediat deklaroi se, kryesocialisti Rama është thellësisht konfuz dhe i dëshpëruar nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga vijimi i tyre.

“Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga Partia e tij fitoi zgjedhjet lokale, në një kohë kur 140 000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike. Ai e konsideron kanibalizëm elektoral numërimin e votave kur në të vërtetë kanibalizëm është të shmangësh numërimin e tyre. Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush”, deklaroi Bogdani.

Më tej ai shtoi se, partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qenë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës.

Ai përshëndeti edhe deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen, i cili deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.

Sakaq ai shtoi se kjo deklaratë është përsëritur nga i gjith komuniteti ndërkombëtar, duke theksua se procesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij.

Deputeti demokrat deklaroi se, “Sot, Edi Rama u pyet nëse do të dëgjonte thirrjen e Z. Kantrimen për të respektuar rezultatin e këtij procesi ligjor. Edi Rama nuk iu përgjigj kësaj pyetje. Në të vërtetë, heshtja e tij flet më shumë se çdo përgjigje që ai do mund të artikulonte. Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë: Ne kërkojmë që çdo votë të numërohet. Ne kërkojmë që demokracia te respektoje zërin e çdo qytetari si

kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik dhe ligjor”.

Në vijim Bogdani theksoi se, Edi Rama kërkon të errësojë procesin, sepse ai e di që procesi ka qenë i lirë, i drejtë dhe transparent duke shtuar se ai i trembet vendimit të dalë nëpërmjet një procesi demokratik.

Ndërsa shtoi se përfundimi i vetëm që mund të nxirret nga këto fakte është dëshira e Ramës, për mos numërimin e votave, duke thënë se Partia Demokratike është e vendosur të respektojë procesin ligjor dhe kërkojmë që ky proces të vazhdojë, madje shtoi se ky vendim do të pritet me qetësi pavarësisht rezultatit të dalë prej tij.

Në përfundimi deputeti Bogdani theksoi se, çdo ankesë e ngritur nga Edi Rama, në një vend demokratik, duhet të ndjekë një proces të rregullt ligjor.

a.y/NOA

KOMENTE