English

Mars, NASA i jep lamtumirën robotit Spirit

SHBA, 26 Maj NOA - NASA i ka dhënë lamtumirën Spirit, robotit të lançuar në Mars më 10 qershor të vitit 2003, i cili ka zbritur në planetin e kuq më 4 janar të 2004: sot është parashikuar e fundit nga një seri e gjatë tentativash për të arritur lidhjet. Për afro 7 vite me radhë Spirit, nëpërmjet energjisë diellore ka dërguar në Tokë informacione të çmuara, por më pas mbeti në kurthin e kratereve duke kaluar malet.

Megjithatë nga marsi i vitit 2010 nuk ka pasur më sinjale jetese.

Në rast se dhe ditën e sotme nuk do të ketë asnjë përgjigje atëherë shkencëtarët do të japin fund tentativave të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE