English

Një paraqitje e “lodhur” e Victoria Beckham

Los Anxhelos, 26 Maj NOA - Është shfaqur e zbehur dhe e “lodhur” Victoria Beckham, në pjesëmarrjen e inaugurimit të një ylli në “Walk of Fame” në Los Anxhelos, i cili i është dedikuar menaxherit të saj Simon Fuller, ideator i talent show “American Idol” .

Ish-pjesëtarja 37-vjeçare e Spice Girl, që do të lindë në fillim të korrikut, nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja pikërisht për arsye të shtatzënisë, madje nuk ka hequr dorë as nga takat e saj të larta dhe firmato të Christian Loboutin.

Mail Online e ka ftuar bashkëshorten e futbollistit David Beckham, që është prezantuar me djalin e madh Brooklyn, për të pushuar pak dhe për të ndryshuar stilin e saj të jetesës tepër të mbytur me plane dhe shumë intensiv.

Në vetëm gjashtë javë para lindjes duhet theksuar se osh-këngëtarja bukuroshe duhet ta marrë me më qetësi jetën e saj dhe impenjimet profesionale.

r.b/NOA

KOMENTE