English

OST njofton: Nesër dy qytete dhe zonat përreth pa drita

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se ditën e nesërme dy qytete dhe zonat përreth tyre do të mbeten pa drita.

Bëhet fjalë për qytetin e Ballshit dhe atë të Fierit duke përfshirë dhe një zonë të Kuçovës qytetet që do të vuajnë ndërprerjen e energjisë nga ora 09.00 deri në orën 11.00.

“Zonat që do të mbeten pa energji gjatë dy orëve nga ky stakim janë, Roskoveci, Marinza, Suk, Kallm, Zharres, Verri, Sheqishte dhe Beline”, thuhet në njoftimin e OST-së.

Sqarohet se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për shkak të hapjes së harqeve nga njësitë e Fierit, ku do të bëhet stakimi i dy linjave 110 Kv Fier-Ballsh dhe Fier-Kuçovë .

a.y/NOA

KOMENTE