English

Arrestohet 65-vjeçari, tentoi të vrasë me çifte një të ri

Tiranë, 27 maj, NOA – Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me armë gjahu një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Zall Mner i Ri, në Kamëz dhe autori i saj është Ram Islam Basha. 65-vjeçari ka tentuar të vrasë për motive të dobëta Elez Hamdi Elezin.

Ai e ka qëlluar atë me çifte duke i shkaktuar plagosjen. Elezi është shtruar në spital dhe ka marrë mjekimin e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Pas sinjalizimit për incidentin, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Bashës, rreth orës 22:00. Ndaj 64-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes.

a.k/NOA

KOMENTE