English

Arrestohet një person për vjedhjen e një viçi në Vlorë

Vlorë, 27 maj, NOA – Grabitja e një viçi ka sjellë arrestimin një 40-vjeçari nga qyteti i Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA nga qyteti i Vlorës raporton se Ilirjan Qamil Jupe, vjeç 40, banues në lagjen “1-Maji” në Vlorë është arrestuar dje nga policia.

Ndalimi i tij është bërë, pasi dyshohet si autor i grabitjes së një viçi në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Jupe, së bashku me dy persona të tjerë kanë hyrë gjatë orëve të natës në oborrin e banesë së personit me iniciale, A. Y., vjeç 64 dhe prej andej kanë marrë kafshën.

Pas sinjalizimit nga pronari i viçit policia ka nisur hetimet dhe ka të dhënat e para e kanë çuar të 40-vjeçari Jupe. Ndërkohë që po punohet dhe për identifikimin e dy personave të tjerë, që e kanë ndihmuar 40-vjeçarin për të kryer grabitjen.

a.k/NOA

KOMENTE