English

Bakteri EHEC: Komisioni Europian informon shtetet e BE

Bruksel, 27 maj, NOA - Të 27 vendet e Bashkimit Evropian janë informuar për shkakun e mundshëm të infektimit me patogjenin e rrezikshëm, EHEC në Gjermani. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian në Bruksel, qeveritë po informohen për origjinën e patogjenit të zbuluar nga studiuesit gjermanë, e cila ndodhet në trangujt që vijnë në Spanja.

Instituti i Hamburgut për Higjienën dhe Mjedisin kishte identifikuar qartë në trangujt për sallatë të eksportuar nga Spanja një bakter të rrezikshëm. Një burim tjetër i këtij bakteri mund të jetë edhe në trangujt nga Holanda. Ky variant është ende duke u hulumtuar. Ndërkohë infeksioni është përhapur edhe në vende të tjera. Suedia ka njoftuar për dhjetë raste, Danimarka për katër, Britania e Madhe për tre raste, dhe Holanda një rast sëmundjeje.

Shumica e rasteve kanë prekur udhëtarët nga Gjermania. Komisioni Evropian kërkoi që personat që kishin vizituar në ditët e fundit Gjermaninë të konsultojnë menjëherë mjekun në rast të një diarreje të përgjakshme.

NOA/DV

KOMENTE