English

Bombë në shtëpinë e një familje në Lezhë

Lezhë, 27 maj, NOA – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Barbulloje e Vjetër të komunës Kolsh të rrethit Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.10, dhe shpërthimi eksploziv ka ndodhur në banesën e Gj. Frroku, 50 vjeç.

Policia ka mbërritur në fshat për të bërë hetimet. Lënda shpërthyese është vënë në afërsi të derës anësore të aneksit të kuzhinës, në pjesën verilindore. Shpërthimi i lëndës plasëse, e cila sipas policisë nuk është identifikuar ende se e çfarë lloji është, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përveç dëmeve materiale në banesë, nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz.

a.k/NOA

KOMENTE