English

Engel: Serbia në BE, pasi të pajtohet me Kosovën

SHBA, 27 maj, NOA - Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, demokrat nga Nju Jorku, ka vlerësuar se “arrestimi i Ratko Mlladiçit është një hap i rëndësishëm përpara dhe i pritur gjatë për Serbinë” dhe ka shtuar se “Mlladiçi është përgjegjës për masakrën e më se 7500 burrave e djemve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995”.

Më tej, Engel, që është edhe anëtar i një Nënkomiteti të Dhomës për politikë të jashtme për Evropën, nëpërmjet një deklarate, ka theksuar se “derisa arrestimi i Mlladiçit dhe ekstradimi në Hagë është një avantazh kryesor për Serbinë, ende mbetet një pengesë e madhe para se Beogradi ta vazhdoj rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Në këtë kuadër, ai thekson se derisa të mos e zgjidhë “mospajtimin e saj me Kosovën e pavarur, Serbia nuk do të jetë në gjendje të hyjë në BE” dhe shton se “shpresoj se Serbia, një ditë, do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por ajo nuk duhet të lejohet të anëtarësohet nëse do ta bllokoj anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës”.

NOA/RFE

KOMENTE