English

Grabitën me dhunë varësen e një gruaje, arrestohen dy të rinj

Tiranë, 27 maj, NOA – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë grabitur me dhunë varësen prej floriri të një gruaje. Ngjarja ka ndodhur dje në Laprakë dhe autorët e saj janë; Lavdërim Elez Dafku, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Drinas Muharrem Mici, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të rinjtë e kanë këputur me forcë varësen nga qafa gruas dhe janë përpjekur të largohen. Pas sinjalizimit të policisë nga viktima e grabitjes, forcat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë.

Ndaj dy personave të arrestuar ka nisur procedimi penal për veprës penale të vjedhjes. Ndërkohë që si provë materiale është marrë dhe varësja që i kanë grabitur me forcë gruas, gjatë ditës së djeshme.

a.k/NOA

KOMENTE