English

Pushime në Amerikë, 10 destinacionet më mbresëlënëse ...

Nju Jork, 27 maj, NOA – Kush dëshiron të kalojë pushimet e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka të paktën 10 destinacione mjaft të favorshme, jo vetëm për nga risitë që do të gjejë atje, por edhe nga çmimet.

Të publikuara në një listë të posaçme nga “Bing Travel Fareology Team”, ato janë cilësuar si destinacionet më të lira dhe më të mira amerikane të verës 2011…

1. ORLANDO

Këtu, krahasuar me vitin e kaluar, zbritjet e çmimeve pritet të jenë deri në 15 për qind. Jo më kot, Orlando është cilësuar si destinacioni amerikan më i lirë i verës, me një mesatare prej vetëm 304 $ për një qëndrim 3-ditor.

Aty familjet mund të synojnë Ualt Disney Uorld-in, i cili ka një mori të ofertave të reja, duke përfshirë zgjerimin e Fantasyland, dhe një skelë Hyperion Tours Star me udhëtim në 3-D. Orlando është edhe shtëpia e Botës, e Harry Potter, pra një vend ideal për fëmijët tuaj.

2. BOSTON Boston është nr. 2 në listë për udhëtim në vendet më të lira në SHBA për të fluturuar këtë verë. Është një vend i madh për familjen për të marrë mësime të kënaqshme historie. Me një çmim vetëm prej 300 dollarësh për 3 ditë, ju mund të vizitoni qytetin e Lirisë dhe të ndiqni turne patriotësh, i cili fokusohet në historinë detare dhe prezantime të copëzuara të bastisjeve të anijeve apo të qytetit gjatë epokës Revolucionare.

3. DENVER

Denveri është nr.3 në listën Bing për udhëtim në vendet më të lira për të fluturuar këtë verë. Qyteti është një trampolinë e madhe për Parkun Kombëtar Malor dhe atë të Blertë. Monumenti Kombëtar i Dinosaurit, rreth 5 ½ orë nga Denveri, gjëmoi në lajmet e vitit të kaluar me zbulimin e një specieje të re. Për një qëndrim vetëm 316 $ 3 ditë e 3 net, ju dhe familja juaj, në këto parqe, mund të shihni kafshë dhe fosile nga më interesantet.

4. ÇIKAGO Jeni duke kërkuar për një tronditje e vërtetë? Ndërmerrni një shëtitje në buzë të një në parvazi. Vizitorët në kullën Sears mund të vështrojnë poshtë nga parvazi i ndërtesës Skydeck në Çikago. Por edhe shumë muzeume dhe institucione kulturore, ndër më të mirët në botë, të tilla si Muzeu Field, Instituti i Artit të Çikagos dhe Teatri Steppenuolf etj. Tarifa mesatare e 3 ditëve qëndrim: 336,38 $.

5. MAJAMI Majami cilësohet si një nga vendet më të gjalla në botë. Shëtitjet përgjatë Oqeanit dhe rrugët Collins, do ju bëjë që të shihni arkitekturën ngjyrë kremi nga vitet 1920 dhe '30 që u ringjall me dhunti të veçantë në këtë qytet interesant të SHBA-ve. Në këtë qytet është edhe shtëpia me disa pishina spektakolare rooftop etj. Tarifa mesatare e 3 ditëve qëndrim: 337,70 $. 6. LAS VEGAS Fluturimet mesatare në Las Vegas tregojnë një rritje në fakt, me 4.2 për qind, krahasuar me çmimin mesatar të përvitshëm, por gjithsesi ato konsiderohen të ulëta, më vlerë 367 $ për një qëndrim tre ditë aty. Madje “Travel Pauline Frommer” e ka cilësuar kohët e fundit Las Vegas si një nga destinacionet më të përballueshme në botë. Qyteti kohët e fundit hapi edhe një CityCenter, e cila përmban hotele luksoze të tilla si Resort & Casino, dhe qendra të bukura brenda tregtare dhe argëtuese.

7. NJU JORK Nju Jork City renditet i shtati në listën Bing për udhëtim në vendet më të lira për të fluturuar në këtë verë. Këtu nuk mund të lini pa parë bukuritë që përfshijnë Times Square, Statujën e Lirisë, Central Park, Broaduay dhe Urën e famshme të Brooklyn. Sikundër në këtë qytet ka edhe muze të mjaftueshme, restorante dhe dyqane për t’ju shfaqur sërish dëshirën për të jetuar. Tarifa mesatare e 3 ditëve qëndrim: 374,95 $. 8. UASHINGTON, D.C. Fluturimet në Uashington. DC, gjithashtu kanë njohur një rritje me 26.3 për qind, ndërsa mesatarja e qëndrimit prej 3 ditësh, kap një shifër prej 383 $. Këtu nuk mund të lini pa parë bukuritë e tilla që përfshijnë Shtëpinë e Bardhë, Monumentin e Uashingtonit, Memorialin Linkoln dhe Institucionin Smithsonian. Doni të qëndroni i qetë? Merrni një pishinë në Donovan House, vetëm pak larg nga Shtëpia e Bardhë.

9. LOS ANGELES Los Angeles renditet i parafundit në listën Bing për udhëtimet e lira brenda SHBA-ve në këtë verë. Aty, familjet kanë arsye të reja për të vizituar Disneyland parajsën e Adventure Disney's California, e cila është rifreskuar këtë vit me dyqane të reja etj. Tarifa mesatare e 3 ditëve qëndrim: 385.91 $. 10. SAN FRANCISCO

San Francisco renditet i dhjeti në listën Bing për udhëtimet më të lira të verës. Në këtë vend, ju mund të konsideroni si një vizitë interesante, atë në Parkun e Artë Kombëtar. Ku vend cilësohet si një nga vendpushimet më miqësore dhe familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tarifa mesatare e 3 ditëve qëndrim: 385.91 $406,12 $.

n.e/NOA

KOMENTE