Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finale magjike - Barça kundër ManUnited në Wembley
English

Finale magjike - Barça kundër ManUnited në Wembley

Në finalen e Champions League në Londër FC Barcelona ndeshet me Manchester United. Ky është dhe dueli i yjeve: Lionel Messi kundër Wayne Rooney.

Bota e futbollit këtë të shtunë i ka kthyer sytë drejt Londrës. Në stadiumin Wembley do të ndeshen për kurorën e Champions League, klubet aktualisht më të mira evropiane, FC Barcelona dhe Manchester United.

Kampioni spanjoll FC Barcelona vlerësohet nga ekspertët me një avantazh të lehtë ndaj kampionit anglez Manchester United.

"Barça luan një futboll fantastik dhe është pa dyshim ekipi i momentit", tha menaxheri i ekipit të Manchesterit, Sir Alex Ferguson, pas arritjes për herë të tretë të ekipit të tij në finalen e Champions League, brenda katër viteve të fundit. "Por ne megjithatë mund të fitojmë, pasi ekipi ynë është thjesht i shkëlqyeshëm".

Ekipi i 69-vjeçarit me lehtësi arriti gjysmëfinalen dhe mundi ekipin gjerman FC Schalke 04 me rezultatet 2:0 dhe 4:1. Vitin e kaluar ekipi i Fergusson e përfundoi garën qysh në çerekfinale pas humbjes me Bajernin e Mynihut.

Manchester kërkon revansh

Radio DW kujton faktin se në lojën e fundit United ka ende një llogari të hapur me Barcelonën. Finalen në 27 maj 2009 në Romë e patën fituar katalanët me rezultatin 2:0 me një performancë të shkëlqyer të Lionel Messit.

Portieri i Manchesterit, 40 vjeçari Edwin van der Sar, kërkon të nxjerrë mësim: "Duhet të sigurojmë që e kemi mësuar mësimin dhe këtë herë të jemi të përgatitur më mirë."

Manchester United arriti në fillim të majit për herë të 19-të titullin kampion të Anglisë dhe është tani mbajtësi rekord i titullit kampion, duke kaluar FC Liverpooliin, i cili e ka fituar 18 herë titullin.

Në qendër të yjeve të ekipit është sulmuesi i kombëtares Wayne Rooney. 25-vjeçari shkëlqen me aftësinë e tij për të fituar në dyluftimet për zotërimin e topit dhe deri tani ka një golavarazh 15 golash për këtë sezon.

Ylli i Barcelonës, sulmuesi Lionel Messi, i gëzohet duelit me Rooney-n. "Ai është një lojtar i fuqishëm, i shkathët dhe shumë i shpejtë. Në çdo moment mund të bëhet i rrezikshëm", thotë Messi për kundërshtarin dy vjet më të madh në moshë.

Superstari Messi

Vetë Messi është ylli i pakontestuar i Barcelonës. Qëkurse traineri Josep Guardiola e angazhon argjentinasin si sulmues në qendër, mjeshtri i driblimeve është bërë dukshëm më i rrezikshëm për portën e kundërshtarit.

52 gola në sezon flasin një gjuhë të qartë. Ndër shtyllat e forta të ekipit janë edhe Xavi dhe Andrés Iniesta, të cilët kontribuan në fitoren e Spanjës në kampionatin botëror 2010. Në gjysmëfinale Barcelona mundi rivalin e përhershëm spanjoll Real Madrid (2:0, 1:1). Në kampionatin spanjoll "Primera Division" Barça mori titullin e tretë radhazi, me gjithsej 21 tituj.

Profesionisti i Barcelonës Daniel Alves pret një spektakël në ofensivë nga të dy ekipet: "Besoj se ndeshja do të luhet shumë e hapur nga të dyja palët, pasi këtu takohen dy ekipe të cilat luajnë me kënaqësi."

Dhe pikërisht kur pjesa e dytë e ndeshjes së sotme në Uembli ende vazhdon, Barcelona është në avantazh ndaj Manchester me rezultatin 2-1, rezultat që po kërkon ta mbajë me ngulm.

KOMENTE