English

Familja shqiptare “në gjak” me gjermanin 77-vjeçar

Berlin, 39 maj, NOA - Në Gjermani po vazhdojnë debatet dhe procesi gjyqësor mbi vrasjen e një të riu shqiptar nga një pensionist 77-vjeçar gjerman, në qytezën Sittensen.

Ngjarja ka ndodhur në natën e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, kur viktima Labinot Saliuki i shoqëruar nga pesë bashkëmoshatar të tij kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e pensionistit gjerman. Pasi ka parë të rinjtë, plaku ka nxjerrë pushkën e tij të gjuetisë dhe ka qëlluar ndaj tyre duke e lënë të vdekur Labinot Saliukin.

Versioni i të moshuarit ka qenë se të rinjtë po hynin në shtëpinë e tij për ta grabitur, ndërsa familja dhe dëshmitarë të tjerë kanë pohuar të kundërtën, duke theksuar se bëhet fjalë për një vrasje nga një nazist gjerman.

Mediat gjermane pohojnë se familja Saliuki do të kërkojë hakmarrje nga gjermani, për shkak të vrasjes së birit të tyre. Por familja nuk ka shprehur këtë qëndrim publikisht, për t`iu shmangur ndonjë akuze nga gjykata.

“Duhet t’i shpjegojmë familjes së tij rastin dhe duhet t’i tregojmë se ata duhet të falin gjakun, pasi kështu e kërkon mjedisi ku kjo familje jeton” shpjegon zonja De Staël, një prej banoreve të qytetit.

Pjesa më e madhe e mediave nga Gjermania ka raportuar mbi rastin e Labinotit duke tërhequr vëmendjen familjes për gjakmarrjen dhe duke e përshkruar me nota të zeza këtë proces.

E vetmja media e cili këtë ka përshkruar si një rast neutral, duke mos anësuar as në anën e Familjes së Labinotit, e as në plakun 77 vjeçar, është “Der Spiegel”. Gazeta shpreh keqardhjen për familjen dhe shpjegon se ky rast është tejet i rëndë për të.

NOA/INA

KOMENTE