Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finale magjike, një ditë pas Barçës kampione
English

Finale magjike, një ditë pas Barçës kampione

Barcelona triumfon ndaj ManUnited në stadiumin Wembley

Në finalen e Champions League në Londër FC Barcelona fitoi ndeshjen me Manchester United. Ky është titulli i katërt që Barcelona fiton titullin në këtë kampionat.

Bota e futbollit të shtunën në mbrëmje i ktheu sytë drejt Londrës. Në stadiumin Wembley u takuan për kurorën e Champions League, klubet aktualisht më të mira evropiane, FC Barcelona dhe Manchester United. Barcelona fitoi me rezultat 3:1.

Golat për Barcelonën i shënuan Pedro, Messi dhe Villa ndërsa për Mançesterin shënoi Rooney. Kësisoj Barcelona është ekipi më i mirë i Evropës sivjet.

Kampioni spanjoll FC Barcelona vlerësohej qysh para ndeshjes nga ekspertët me një avantazh të lehtë ndaj kampionit anglez Manchester Unitedet: "Barça luan një futboll fantastik dhe është pa dyshim ekipi i momentit", tha menaxheri i ekipit të Manchesterit, Sir Alex Ferguson, pas arritjes për herë të tretë të ekipit të tij në finalen e Champions League, brenda katër viteve të fundit.

Ekipi i 69-vjeçarit me lehtësi arriti gjysmëfinalen dhe mundi ekipin gjerman FC Schalke 04 me rezultatet 2:0 dhe 4:1. Vitin e kaluar ekipi i Fergusson e përfundoi garën qysh në çerekfinale pas humbjes me Bajernin e Mynihut.

Manchesteri nuk arrin të revanshojë

Në lojën e fundit United kishte ende një llogari të hapur me Barcelonën. Finalen në 27 maj 2009 në Romë e patën fituar katalanët me rezultatin 2:0 me një performancë të shkëlqyer të Lionel Messit.

Manchester United arriti në fillim të majit për herë të 19-të titullin kampion të Anglisë dhe është tani mbajtësi rekord i titullit kampion, duke kaluar FC Liverpooliin, i cili e ka fituar 18 herë titullin. Në qendër të yjeve të ekipit ishte sulmuesi i kombëtares Wayne Rooney. 25-vjeçari shkëlqen me aftësinë e tij për të fituar në dyluftimet për zotërimin e topit dhe ka arritur deri tani një golaverazh me 16 gola për këtë sezon.

Superstari Messi

Vetë Messi është ylli i pakontestuar i Barcelonës. Qëkurse traineri Josep Guardiola e angazhon argjentinasin si sulmues në qendër, mjeshtri i driblimeve është bërë dukshëm më i rrezikshëm për portën e kundërshtarit.

Tani 53 gola në sezon flasin një gjuhë të qartë. Ndër shtyllat e forta të ekipit janë edhe Xavi dhe Andrés Iniesta, të cilët kontribuan në fitoren e Spanjës në kampionatin botëror 2010.

Në gjysmëfinale Barcelona mundi rivalin e përhershëm spanjoll Real Madrid (2:0, 1:1). Në kampionatin spanjoll "Primera Division" Barça mori titullin e tretë radhazi, me gjithsej 21 tituj. /DW/

KOMENTE