English

Kapet 30 kg drogë në Tiranë, arrestohen 4 persona

Tiranë, 29 maj, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj të cilët akuzohen për trafik droge. Arrestimi i tyre është bërë dje, pas bllokimit në automjetin me të cilin udhëtonin të 30 kilogramëve kanabis sativa. Personat e arrestuar janë; Lavdrim Kadri Jata, 24 vjeç, Edmond Xhavit Faja, 28 vjeç, Eduart Naim Karaj, 23 vjeç, Gojart Besim Loçi, 30 vjeç, të katërt të lindur dhe banues në Paskuqan të Tiranës.

Prej disa muajsh policia ishte vënë në ndjekje të të rinjve dhe dje ka arritur të sigurohet për lëndën narkotike që trafikohej. Sipas policisë, droga ka ardhur në Tiranë nga Lazarati.

Operacioni i policisë është zhvilluar dje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Në makinën “Benz 190“, me targa AA 642A I, janë gjetur 5 thasë ku brenda tyre kishte 30 kg, bimë narkotike.

Veç drogës, policia ka sekuestruar dhe dy automjete që përdoreshin nga personat e përfshirë në trafik . Janë sekuestruar një “Benz 190“, me targa AA 642 AI dhe një "Rover", me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.

Sipas informacioneve të policisë, droga do të shitej në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

a.k/NOA

KOMENTE