Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni, presidenti i Letonisë kërkon shpërndarjen e parlamentit
English

Korrupsioni, presidenti i Letonisë kërkon shpërndarjen e parlamentit

Riga (Letoni), 29 maj, NOA - Presidenti i Letonisë, Valdis Zatlers ka nisur një iniciativë për shkarkimin e parlamentin, vetëm shtatë muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në këtë vend. Zatlers tha se shkaku i kësaj nisme janë manipulimet politike të deputetëve në luftën kundër korrupsionit.

Ai në këtë mënyrë reagoi ndaj hezitimeve të deputetëve që të krijojnë një komision për hetimin e kritikave për korrupsion ndaj një deputeti tjetër, i cili është biznesmen. prominent. Presidenti akuzoi një grup të vogël biznesmenësh në vend se ata faktikisht e kanë rolin vendimtar në marrjen e vendimeve politike.

Shkarkimi i parlamentit në Riga është i mundur vetëm përmes referendumit. Ekspertët thonë se në qoftë se dështon iniciativa e tij, presidenti nuk do të kishte shanse për një mandat të dytë në këtë post. Rivotimi i tij pritet të bëhet brenda disa javësh.

NOA/DV

KOMENTE