Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mlladiç: Nuk kam kurrfarë lidhje me masakrën e Srebrenicës
English

Mlladiç: Nuk kam kurrfarë lidhje me masakrën e Srebrenicës

Beograd, 29 maj 2011, NOA – Ratko Mlladiç nuk ka kurrfarë lidhje me masakrën e Srebrenicës kur në korrikun e vitit 1995 u vranë 8 mijë muslimanë nga trupat ushtarake serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Mlladiç.

Këtë e deklaroi Darko Mlladiç, i biri i ish-gjeneralit serbo-boshnjak, pas daljes nga një prej qelive speciale të Gjykatës për krimet e rënda ku mbahet i ati.

Darko tha për mediat se këtë pohim ia kishte thënë vetë Ratko Mlladiç.

I biri, së bashku me bashkëshorten e ish-gjeneralit, Bosiljka vizituan sot Ratko Mlladiç, i cili akuzohet për genocid e krime kundër njerëzimit.

I pyetur nga mediat pas daljes nga qelia, i biri i Mlladiç rrëfeu se ishte vetë i ati që i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat për krime në Srebrenicë.

Madje, Darko Mlladiç pohoi se “është krejt e kundërta”.

“Im atë më tha se në Srenbrenicë ai ka shpëtuar gra e fëmijë dhe se ka dhënë urdhër që të evakuohen të gjithë të plagosurit, gratë dhe fëmijët”, tregoi i biri i Ratkos.

Ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe Ratko Mlladiç akuzohet për genocid pikërisht për masakrën e Srebrenicës dhe kërkohet të ekstradohet e gjykohet nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Ish-gjenerali u arrestua në 26 maj pas një operacioni sekret të Policisë serbe, në krahinën e Lazarevos.

Ai u zbulua teksa jetonte në shtëpinë e një kushëriri të largët, Branko Mlladiç, prej më shumë se dy muajsh, nën emrin e rremë Milorad Komadiç.

Mlladiç punonte nga korriku i vitit të shkuar si murator në kantierin e ndërtimit në Zrenjanin, me një pagë prej 13 Eurosh në ditë.

Një fakt ky i pabesueshëm për të gjithë punëtorët e thjeshtë të atij kantieri, që sa e kishin parë kishin vërejtur tek ai një ngjashmëri të tmerrshme me ish-gjeneralin e njohur të ushtrisë serbe.

mit/NOA

KOMENTE