English

Vllasi: Ndarja e Kosovës do të hapte çështjen e Luginës së Preshevës

Prishtinë, 29 maj, NOA - Ish-funksionari i Kosovës në ish-Jugosllavi, Azem Vllasi, ka deklaruar se në Kosovë askush nuk do të flasë për ndarjen, por imponimi i idesë për bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, njëkohësisht do të hapte çështjen e ndarjes së Serbisë. Ai ka shtuar se do të kërkohej bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Për këtë ide, megjithatë, nuk diskutohet, sepse nuk është reale. Duhet të kuptojmë se harta gjeopolitike e Ballkanit, e cila është krijuar pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, është përfundimtare”, ka thënë Vllasi për agjencinë e lajmeve serbe “Beta”.

NOA

KOMENTE