Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankesat për Tiranën, PS: Të pritet vendimi i Kolegjit, Ristani: Po bllokohet KQZ
English

Ankesat për Tiranën, PS: Të pritet vendimi i Kolegjit, Ristani: Po bllokohet KQZ

Tiranë, 30 maj, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar pezullimin e ankesave të subjekteve politike në KQZ-së për rezultatin e Tiranës, duke qenë se janë bërë ankimime në Kolegjin Zgjedhor. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, argumentuan se baza ligjore e ankesave të bëra në KQZ nga PS, PD dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve është e njëjtë me ankesat që janë bërë në Kolegj. Përfaqësuesja e PS, Dëshira Subashi tha se “vendimmarrja e KQZ duhet të pezullohet, për këto çështje, derisa të jap vendimin Kolegji Zgjedhor”.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se kjo është një kërkesë për të bllokuar punën e KQZ-së.

“Ky qëndrim tenton vetëm e vetëm që të pengohet puna e KQZ në mënyrë që ne të mos të përfundojmë procesin. Duke qenë se palët kanë bërë një ankesë në Kolegj, fakti që nuk e kanë kërkuar pezullimin e punës së KQZ-së nga Kolegji tregon se duan ta bëjnë këtë gjë vetëm këtu para kamerave. Kjo është vetëm pengim për KQZ-së në mënyrë që të përmbushë detyrimet e tij ligjore”, tha Ristani.

KQZ hodhi në votim pezullimin e ankimimeve të forcave politike dhe me 4 vota pro dhe 3 kundër u vendos vazhdimi i procedurës.

Ankesat e PS, PD dhe Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve kërkojnë anulimin e rezultatit për kryetar bashike në Tiranë. Duke qenë se objekti i tyre ishte i njëjtë, KQZ-ja vendosi të premten t’i shqyrtonte sot të bashkuara.

a.k/NOA

KOMENTE