Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-He Ping: Njihuni me potencialet e mëdha të Shqipërisë
English

Berisha-He Ping: Njihuni me potencialet e mëdha të Shqipërisë

Tiranë, 30 maj 2011, NOA – Marrëdhëniet miqësore, rritja e bashkëpunimit në lëmin e informacionit si dhe transformimi e njohja e zhvillimeve mes Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës ishin lajtmotiv i takimit mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryeredaktorit të agjencisë kineze të informacionit XinHua, He Ping.

Gjatë takimit të zhvilluar në zyrën e kryeministrit, zoti Berisha e konsideroi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e informacionit, duke e vlerësuar si një mundësi më shumë për njohjen me zhvillimet midis dy vendeve.

Kryeministri theksoi se si Kina edhe Shqipëria janë të përfshira në procese të mëdha transformimi dhe bashkëpunimi i gjithanshëm është me interes shumë të madh.

Gjatë bisedës kryeministri e njohu kryeredaktorin e agjencisë kineze të lajmeve me zhvillimet e mëdha që ka njohur Shqipëriapesë vitet e fundit në infrastrukturë, në dixhitalizimin e shërbimeve, shtrirjen shërbimit të internetit në çdo shkollë, etj.

Ai tha se një transformim të gjeopolitikës së rajonit ka sjellë ndërtimi i rrugës DurrësKukës, që sipas Berishës ka nxjerrë në pah rëndësinë e porteve shqiptare.

Kryeministri tha se kompanitë kineze janë të mirëpritura për të investuar në to.

Ai u ndal në potencialet e mëdha hidrike, turistike, minerare, etj, që ofron Shqipëria dhe në këtë kuadër ftoi biznesin e madh kinez të përfitojë prej tyre.

Këtu, Berisha u ndal në klimën tepër favorizuese që ekziston në Shqipëri për zhvillimin e biznesit dhe investimeve.

“Pas reformave të thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, koha e regjistrimit të biznesit është shkurtuar nga 40 ditë në 30 minuta dhe me vetëm 1 euro, duke e renditur vendin 27 përqind më lartë se vendet e OECD-së për regjistrimin e biznesit”, u shpreh kryeministri.

Nga ana e tij He Ping nënvizoi se kjo vizitë do të jetë një kontribut i mëtejshëm për të shtuar bashkëpunimin me institucionet informative në Shqipëri, siç është Agjencia Telegrafike Shqiptare.

He Ping vlerësoi se nën drejtimin e Kryeministrit Berisha dhe me rinovimin e teknologjisë ekonomia shqiptare ka njohur zhvillime të mëdha.

Ai bëri me dije se agjencia XinHua që ai drejton do të shërbejë jo vetëm si urë miqësie midis dy vendeve, por do të prezantojë zhvillimet e mëdha ekonomike e shoqërore të Shqipërisë dhe klimën e favorshme të biznesit, me qëllim nxitjen e mëtejshme të biznesit kinez për të investuar në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE