Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 40 doza kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona
English

Kapen 40 doza kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

Tiranë, 30 maj, NOA – Një operacion i policisë së Tiranës, i zhvilluar mëngjesin e sotëm, ka bërë të mundur sekuestrimin e 40 dozave me drogë, të llojit kokainë. Policia ka arrestuar dhe dy persona që kishin me vete lëndën narkotike. Ata janë Robert Sula 38 vjeç dhe Florian Ngjela 33 vjeç, të dy nga Tirana. Veç drogës, policia i sekuestroi 33-vjeçarit Ngjela edhe 2 automatikë dhe maska.

Operacioni i koduar “Weekend” është zhvilluar paraditen e sotme në zonën e Tiranës së Re, në afërsi të rrugës “Fortuzi”. Sipas policisë droga shpërndahej për klientë të ndryshëm në kryeqytet.

Ndaj dy personave të arrestuar kanë nisur hetimet për të zbuluar lidhjet dhe vendin nga furnizoheshin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

a.k/NOA

KOMENTE