Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 30 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 30 maj 2011

Tiranë, 30 maj 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 30 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “Plani C, Basha ministër i Drejtësisë”, i cili pasqyron mundësinë e kalimit të kandidatit për Tiranën në sërish në kabinetin qeveritar. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Foto, si u evakuua në mars të ’97-ës Ambasada Amerikane”, “Aktori Luftar Paja: Mos lëvizni lapidarin e 11 këshilltarëve të Hekalit”, “Urdhër arresti për reperin Stresi, Leonard Bombaj kallëzohet për përdhunim”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Hapja e 26 kutive, rikthehet beteja në KQZ”, i cili flet për procesin e sotëm në KQZ dhe qëndrimet që do të mbajnë palët. Disa tituj të tjerë janë; “Akuza për përdhunimin e 15-vjeçares, Stresi i mori peng makinë për dy ditë Leonard Bombajt”, “E fejuan pa dëshirë, studentja hidhet nga kati i katërt”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “PD-PS, jo rivotime në Tiranë”, i cili pasqyron deklaratat e Ruçit, Ngjelës, Trashanit dhe Kadillit në lidhje me mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohet incizimi i Geraldinës: Si u bëra mbretëreshë e shqiptarëve”, “Tentoi të vriste burrin me tritol, dënohet 30 vite gruaja dhe i dashuri”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Votat e Tiranës, në Prokurori”, i cili flet për vendimin e djeshëm të PS-së për të dorëzuar provat e gjetura për parregullsi në organin e akuzës. Disa tituj të tjerë janë; “Nuk mjaftojnë provat, Aleks Nika mund të zhvarroset”, “Zjarr i dyshimtë tek ish-ambasada Jugosllave”, “Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet thelluan krizën”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor atë me titull, “Manjani: Qytetarët e Tiranës e nxorën Ramën në opozitë”, i cili pasqyron reagimet e bëra dje nga mazhoranca. Disa tituj të tjerë janë; “Virusi” Ina Rama, organi i akuzës mbushet me femra prokurore”, “Tragjedi në konviktin e “Fan Nolit”: E fejojnë me zor, flijohet studentja”, “Tiranë, i grabisin me dhunë fitimin nga finalja Champions”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE