Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi ndjek në gjirin e Vlorës stërvitjen “Luani i Albionit”
English

Topi ndjek në gjirin e Vlorës stërvitjen “Luani i Albionit”

Vlorë, 30 maj 2011, NOA - Presidenti i Republikës, njëherësh Komandanti i Forcave të Armatosura Shqiptare Bamir Topi dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mclwham morën pjesë në Manovrën Ushtarake Detare, që po zhvillohet në gjirin e Vlorës, një stërvitje ushtarake detare e koduar “Luani i Albionit” ku përfshihen anije britanike dhe holandeze.

Nisja u krye nga distrikti detar i Pashalimanit dhe lajtmotiv i stërvitjes ushtarake “Luani i Albionit” ishte shkëmbimi i eksperiencave të forcave.

Vizita e Presidentit Topi dhe të ftuarve të tjerë në anijen “Mount Bay”, të shoqëruar nga Komodori i Flotës Mbretërore Britanike, Simon Ankona dhe nga Komandanti i Piter Farmer, filloi mbi Urë, duke vazhduar me Dhomën e Operacioneve të Kombinuara, për të zbritur tek bordi i Makinave drejt dokut, me ndalesa në çdo pikë.

Gjatë komunikimit me pjesëtarë të bordit të anijes, Presidenti është njohur me disa prej detajeve të rëndësishme ushtarake dhe të përgatitjes profesionale të tyre.

Kryetari i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për angazhimin e forcave detare të Britanisë së Madhe dhe Holandës, duke theksuar bindjen se bashkëpunime të tilla i shërbejnë rritjes profesionale dhe konsolidimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, të cilat tashmë denjësisht qëndrojnë krahë homologeve të tyre në vendet anëtare të NATO-s.

Manovrën ushtarake të koduar “Luani i Albionit” si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve e vlerësoi edhe Ambasadorja britanike.

Gjatë kësaj stërvitjeje ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Kornelis Van den Dol, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Admirali i Forcave Detare Kudret Çela, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Ilir Gjoni, atasheu ushtarak britanik, Koloneli Bob Barns, si dhe nga anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

mit/NOA

KOMENTE