English

Aksident nw Berat, vdes në spitalin ushtarak kalimtari

Berat, 31 maj 2011, NOA – Alfred Merko, këmbësori i aksidentuar dje në rrugën kryesore të Beratit pranë urës së lumit Osum ndërroi jetë sot në Spitalin Ushtarak.

46-vjeçari ishte duke përshkuar trotuarin e rrugës kryesore të qytetit, bashkë me të birin 22-vjeçarin Albano Merko, kur një makinë BMW që doli nga rruga i mori përpara drejt lumit Osum.

Atë e bir u plagosën gjatë aksidentit të rëndë që ndodhi në drekën e të hënës në rrugën kryesore të qytetit, kur makina tip BMW me targa të Beratit, AA 939 C që drejtohej nga Aurel Musabelliu ndërsa udhëtonte nga qendra drejt daljes së qytetit doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe la të plagosur 46-vjeçarin dhe të birin.

46-vjeçari mori plagë të rënda dhe pas mjekimit të parë në spitalin e Beratit u dërgua në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, Alfred Merko nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra për shkak të frakturave në kokë dhe gjymtyrë.

Ndërkohë djali i tij 22-vjeçari Albano Merko po i nënshtrohet mjekimeve në spitalin rajonal të Beratit.

Plagë të lehta mori dhe drejtuesi i mjetit Aurel Musabelliu, i cili u ndalua nga policia.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

mit/NOA

KOMENTE