English

Franca: Rikonfirmojmë mbështetjen për Kosovën

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian, njoftoi ministria e punëve të jashtme e Kosovës.

Pas takimit me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht po qëndron në Paris, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Francës , Alën Xhyupe tha:

“Ne edhe më herët kemi mbështetur Kosovën për sigurimin e njohjeve dhe këtë do të bëjmë edhe në të ardhmen”.

Shefi i diplomacisë kosovare Hoxhaj, ndërkaq, kërkoi ndihmën e Francës për procesin e liberalizimit të vizave, të integrimeve evropiane, për lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe për përmbylljen e procesit të njohjeve.

Në takim thuhet se është biseduar edhe për kultivimin e marrëdhënieve strategjike mes Francës dhe Kosovës dhe janë shqyrtuar mundësitë për investime të kompanive franceze në Kosovë. /rfe/

KOMENTE