English

Gjykata e Lartë zgjedh trupin gjykues për Fatmir Mediun

Tiranë, 31 maj, NOA - Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot trupën e gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen ndaj ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu. Ai akuzohet nga Pashk Koçi për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Padia lidhet me vendimmarrjen e Mediut gjatë kohës që ishte ministër i Mbrojtjes dhe shpërthimin e ndodhur në Gërdec. Veç plagosjes, një tjetër padi e ngritur nga Koçi është dhe ajo e dëmshpërblimit moral dhe pasuror.

Gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen janë; Fatos Lulo, relator i Çështjes, si dhe anëtarët; Ardian Nuni, Mirela Fana, Gani Dizdari dhe Aleksandër Muskaj. Po sot, Gjykatën e Lartë ka zgjedhur anëtarët e trupit gjykues për padinë e bërë nga “Shoqata efamiljarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit”, për çështjen “dhënie informacioni dhe procedimi i fajtorit”.

Gjyqtarë të çështjes do të jenë; Medi Bici, relator i çështjes, Ardian Nuni, Mirela Fana, Fatos Lulo dhe Evelina Qirjako.

a.k/NOA

KOMENTE