English

Keqinterpretohet sërish origjina shqiptare e Nënë Terezës

Shkup, 31 maj 2011, NOA- Në promovimin e monografisë “Shtëpia e Përkujtimit të Nënë Terezës” sotShkup sërish u keqpërdor dhe u keqinterpretua origjina shqiptare humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë.

Akademikja Katica Qullakova në fjalimin e saj si bashkautorë e monografisë theksoi se shkupjania Nënë Tereza është maqedonase, me origjinë shqiptare dhe vllahe, e cila sipas saj, si qytetare i takon Indisë dhe tërë botës.

Ajo këtë e ka theksuar gjatë promovimit të kësaj monografie, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska.

“Ne sot flasim sërish për Nënë Terezën dhe përtërijmë rrëfimin për një shkupjane, një maqedonase, një gruaje me prejardhje shqiptare dhe vllahe, e cila gjatë jetës ishte misionare, e cila si qytetare i takonte Indisë dhe tërë botës, e cila fitoi çmimin Nobel, ndaj ne përballemi me një fakt se bëjmë një rrëfim për një madhështi, e cila nuk është vetëm personalitet historik, por edhe simbol për globin dhe të gjitha kohërat”, theksoi Qullakova.

Drejtoresha e Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Terezë”, Renata Kutera-Zdravkovska theksoi se kjo monografi është botimi i dytë që nxjerrë në dritë ky institucion nacional.

Monografia është e pasuruar me disa foto, tekste nga shumë autorë ndërsa ajo është përpiluar nga redaksia e përbërë prej Katica Qukallova, Valentina Bozhinovska, Agim Poloska, Aleksandar Gjorgjiev dhe Marjan Ristov.

Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezës u ndërtua në një lokacion tjetër nga vendi ku gjendej shtëpia e vjetër e familjes Bojaxhiu në sheshin e Shkupit. Ajo nxiti debate në mesin e shoqatave shqiptare dhe protesta, pas një vendimi që ishte ndërmarrë nga Qeveria e kaluar.

(INA)/NOA

KOMENTE