English

Mlladiç mbërrin në Hagë, nën masa të rrepta sigurie

E martë, 31 maj 2011, NOA- I akuzuari për krime lufte në masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç, ka mbërritur në Hagë, nga ku pritet të marrë edhe dënimin për veprat e bëra.

Nën masa të rrepta siguria ai është shoqëruar nga Beogradi në drejtim të Holandës, për të dëgjuar fjalën e drejtësisë ndërkombëtare, nga ku pritet gjykimi për krimet që mban mbi supe.

Ratko Mlladiç akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë mbi 8000 burra, gra e fëmijë muslimanë boshnjakë e kroatë.

Ekstradimi i tij erdhi pas rrëzimit nga Gjykata Serbe të kërkesës së familjarëve të ish-gjenaralit serbo-boshnjak të luftës, të cilët janë shprehur kundër ekstradimit të tij në Hagë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE