English

Nis punimet kongresi i FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka hapur të martën në Cyrih punimet e kongresit e kësaj organizate, e cila u ballafaqua së fundi me një skandal që ndërlidhet me korrupsionin.

Blater paralajmëroi se të mërkurën do të flasë më hollësisht për problemet me të cilat ballafaqohet FIFA, raporton radio RFE.

Asociacionet angleze dhe skocezë të futbollit i kërkuan FIFA-s shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat ishin planifikuar të mbahen të mërkurën e në të cilat 75 vjeçari Blater është i vetmi kandidat.

Sfiduesi i tij i mëparshëm-kreu i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Mohamed bin Hamam, tërhoqi kandidimin pasi u suspendua nga FIFA për shkak të akuzave për korrupsion.

Shtyrja e zgjedhjeve për president të ri të FIFA-s kërkon mbështetjen e tri të katërtave të 208 federatave të futbollit të cilat po marrin pjesë në kongres.

KOMENTE